Meta: Marrëveshje me Marokun për lehtësimin e vizave

Oct 31, 2014 | 14:30
SHPËRNDAJE

Meta me Kryeministrin e Marokut

Në vijim të vizitës në Marok Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit nga Kryeministri Abdelilah Benkirane. Gjatë takimit Meta u shpreh se Shqipëria i çmon marrëdhëniet me Marokun, një vend mik i shqiptarëve dhe me peshë konstruktive në rajon.
Kryeministri Benkirane u shpreh se “Maroku ndjehet afër Shqipërisë dhe se qeveria ime dëshiron të zhvillojë marrëdhënie substanciale që reflektojnë të njëjtin nivel miqësie që ekziston mes dy popujve.
Sipas një njoftimi për shtyp të zyrës së Kuvendit Meta propozoi përshpejtimin e finalizimit të marrëveshjeve në proces, veçanërisht në drejtim të lehtësimit të vizave, nxitjes dhe mbrojtjes së investimeve dhe për eliminimin e taksimit të dyfishte.
“Meta dhe Benkirane vlerësuan se, dy vendet duhet të rrisin bashkëpunimin në planin euro-mesdhetar jo vetëm në funksion të paqes dhe stabilitetit por edhe në shërbim të rritjes së mirëqenies dhe zhvillimit ekonomik të të dy popujve”, vijon më tej njoftimi i Kuvendit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura