Mesila Doda, kryetare e grupit të grave deputete

Oct 31, 2013 | 17:16
SHPËRNDAJE

Meta gjate takimit me grate deputete

TIRANE- Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda do të drejtojë grupin e grave parlamentare në Shqipëri.  Eshtë konstituar sot grupimi i grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”, ku gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën, Mesila Doda kryetare te këtij grupimi parlamentar. Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta e përshëndeti takimin, ndërsa premtoi mbështetje të plotë për këtë nisëm.

“ Unë ju uroj suksese në këtë iniciativë dhe ju siguroj një mbështetjen maksimale të Kuvendit të Shqipërisë dhe administratës së saj për funksionimin e punës së kësaj aleance”, u shpreh Meta.

Më tej,  pjesëmarrëset e “Aleancës së Grave Deputete” theksuan se ato do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv, përtej dallimeve politike, për çështjet që kanë të bëjnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, në  rritjen dhe respektimin e rolit te gruas në parlament, respektimin e kuotës gjinore në listën e kandidateve, në iniciativa të përbashkëta gjinore, ligjore, që përmirësojnë cilësinë e jetës së grave dhe vajzave në vendin tonë.

Shumë shpejt grupi do të formalizojë një rregullore të brendshme dhe një kod etike. Grupi parlamentar i grave në Kuvendin e Shqipërisë është themeluar në vitin 1995 dhe ka funksionuar deri ne vitin 2005.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura