Merkato, goditjet e Napolit, Lazios dhe Interit

Jan 31, 2013 | 12:41
SHPËRNDAJE

Napoli agresiv në merkaton italiane. Skuadra e kaltër vazhdon të forcojë radhët e mbrojtjes dhe këtë herë me grupin e Maxarrit bashkohet një emër i kërkuar gjatë. Bëhet fjalë për portugezin Rolando, i cili u zyrtarizua si blerja më e fundit e presidentit De Laurentis. Në arkën e Portos do të shkojnë 1 mln euro dhe, në rast të blerjes së kartonit, Napoli do të derdhë edhe 7.5 mln të tjera. Inter po punon me ritme të larta, duke kërkuar që të vendosë në dispozicion të Stramaçionit një skuadër solide dhe të aftë për të luftuar si e barabartë me skuadrat në garë për një vend në Champions League. Në këtë linjë, zikaltrit përshpejtuan procedurat për t’i rrëmbyer Shtutgartit mesfushorin serb Kuzmanoviç. Moratti ka gati një kontratë për 3 sezone e gjysmë me rreth 7 mln euro në total. Refuzimi i përkohshëm nga Paulinjo krijon hapësira për një tjetër përforcim në skuadrën e Interit, sepse misioni për blerjen e argjentinasit Skeloto po shkon drejt fundit. Por nëse lojtari i Atalantas është gati për të nisur aventurën me të njëjtat ngjyra, nga Milano pritet të largohen Livaja, Mariga e Xhonatan. Zhvillime të rëndësishme edhe në shtëpinë e Lazios. Igli Tare dhe Klaudio Lotito nuk kanë kohë të shijojnë kualifikimin në finalen e Kupës, sepse hidhen menjëherë në sulm. Zarate pranoi ofertën e Dinamos se Kievit dhe në llogarinë e bardhekaltërve do të shtohen 10 mln euro, 2 prej të cilave u transferuan në Portugali, sepse blerja e parë në merkaton e janarit për kryeqytetasit është mesfushori i Sportingut të Lisbonës, Bruno Pereirinja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura