Menaxhimi i fondeve të BE, Bregu: Qeveria krijoi vonesa dhe shtyrje

Mar 31, 2014 | 19:04
SHPËRNDAJE

Majlinda Bregu

TIRANE- Akreditimi  nga Komisioni Evropian i Shqiperise për të menaxhuar vetë fondet e BE-së, mund të ishte marrë shumë më herët, nëse qeveria Rama nuk do të kishte bllokuar procesin.

Kështu është shprehur sot ish ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, e cila akuzoi qeverinë për tallje dhe paaftësi. Sipas Bregut, nëse qeveria Rama nuk do të kishte larguar nga puna Sekretarët e Përgjithshëm të Ministrive, ky akreditim do të ishte dhënë 6 muja më parë.

“A e dini se cili është kontributi i qeverisë Rama këto 6 muaj për këtë proces? Vonesa! Shtyrja e akreditimit! 6 muaj të tjerë të humbur pasi largimi nga puna i Spo ( sekretarët e përgjithshëm të ministrive), kërkoi dhe 6 muaj kohe që Komisioni Evropian të njihej e të intervistonte sekretarët e rinj të përgjithshëm!”- tha Bregu në një reagim, pas konferencës së përbashkët për shtyp, të ministres së Integrimit, Klajda  Gjosha dhe ministrit të Financave, Shkëlqim Cani.

Bregu tha se ky proces ka nisur që në vitin 2009, me miratimin e kuadrit ligjor, ngritjen e strukturave te nevojshme, trajnimin e stafit, si dhe ngritjen e një sistemi efektiv funksional lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e IPA-s, që të përmbushë kriteret e përcaktuara nga BE-ja për kalimin nga menaxhimin nga Komisioni Europian te asistencës financiare, në menaxhimin nga institucionet shqiptare.

“Ja si përkthehet ” fshesa” në administratë nga qeveria Rama: vonesa , bllokim, prishje të standarteve të arritura në proces të integrimit. Në gusht ishim vendi i parë në rajon që përfitonim akreditimin për të menaxhuar vetë fondet e BE-së!”- theksoi Bregu.

Më herët gjatë gotës Ministria e Integrimit dhe ajo e Financave njoftuan se institucionet shqiptare do të menaxhojnë vetë në mënyrë të pavarur fondet e BE-së dhe jo më përmes delegacionit evropian. Gjosha dhe Cani e quajtën vendimin vlerësim dhe shprehje të vesimit për qeverinë shqiptare.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura