“Mein Kampf” me autograf nga Hitleri shitet për 65 mijë dollarë

Feb 28, 2014 | 18:52
SHPËRNDAJE

Mein Kampf

Një kopje me dy vëllime e pamfletit ideologjik të Adolf Hitlerit, Mein Kampf, e nënshkruar nga vetë autori është shitur në Los Anxhelos për gati 65.000 dollarë nga shtëpia e ankandeve Nate D.Sanders.

Dy vëllimet e librit, i ishin dhuruar nga Hitleri zyrtarit të forcave SS Josef Bauer, me dedikimet përkatëse, në të cilat “Fyhreri” i uronte Gëzuar Krishtlindjet, Bauerit, një prej anëtarëve më të hershëm të partisë naziste. Këto libra ishin shitur më parë në vitin 2002, për një shumë prej 25.000 dollarësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura