Mediu: Çështja e pronës s’do nëpërkëmbet

Apr 30, 2011 | 10:36
SHPËRNDAJE

Partia Republikane mbështeti dje në Krujë kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”. Kreu i kësaj partie, Fatmir Mediu, u bëri thirrje qytetarëve që më 8 maj të votojnë për këshilltarët bashkiakë të PR-së, ndërsa vuri theksin te prona. “Prona private është një e drejtë e pamohueshme. Ajo nuk mund të nëpërkëmbet nga asnjë autoritet shtetëror, qendror apo lokal. Askush nuk ka të drejtë të pronësojë dhe shpronësojë në kurriz të pronarit të ligjshëm”, tha kryetari i PR-së, Mediu, duke shtuar se Bashkimi Europian e ka përcaktuar atë tashmë si një detyrim për shtetin shqiptar. Sipas tij, padrejtësitë vijnë nga ligjet dhe koncepti statist i kontrollit të shoqërisë, por ajo buron edhe te padrejtësitë atje, në nivel lokal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura