‘Kumanova’, dëshmia e komandantit që i iku policisë maqedonase: Dorëzimi i ushtarëve u bë me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit (AUDIO)

May 14, 2015 | 9:37
SHPËRNDAJE

 

Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës, por që deklaron se ka arritur t’u ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit, ai dhene deshmine e tij. Ne nje incizim ai thote se ne ngjarje ka qene i përfshirë në ndërmjetësim mes policisë dhe grupit te Ali Ahmeti lideri i BDI-së, dhe deputeti Artan Grubi.


Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha vjen me një dëshmi ekskluzive për Almakos nga ky takim mes tij dhe Komandant Sula.

Ai thote se me shumë vështirësi ka arritur ta takojë dëshmitarin e vetëm të gjallë nga incidenti i armatosur në Kumanovë, e ai është Komandant Sula. 

“Diku në malet e Karadakut në territorin e Maqedonisë me vështirësi të madhe e takova dëshmitarin e vetëm të luftërave te Lagjja e Trimave në Kumanovë – Komandant Sula. Ndëgjoni me vëmendje deklaratën e tij se si ka ndodh dorëzimi i ushtarëve tek policia maqedonase me ndërmjetësimin e Ali Ahmetit”, – thekosn Xhezair Shaqiri – Komandant Hoxha për Almakos, duke e sjellë edhe dëshminë e mëposhtme, që thotë se e ke incizuar me dëshmitarin e fundit të rastit të Kumanovës – Komandant Sulën./Almakos

Mediat: U kapën të gjallë, policia i shpalli të vdekur
Njëri nga pjesëtarët e Grupit të Armatosur, Sulejman Osmani, i njohur si “Sula”, i cili ka qenë pjesëmarrës në betejën e Kumanovës dhe që deklaron se ka arritur t’i ikë policisë maqedonase pas dorëzimit të grupit, ka folur ekskluzivisht për gazetën “Zëri”.

Arrestimet në Kumanovë

 Ai konfirmon se nga gjithë pjesëtarët e këtij grupi, tre prej tyre: Xhafer Zymberi – “Xhafa”, Mirasad Ndrecaj – “Nato” dhe Muhamet Krasniqi – “Malisheva”, kanë qenë të plagosur dhe se ata janë kapur të gjallë nga policia maqedonase.

 “Deri në momentin e dorëzimit të grupit, e di që tre prej tyre kanë qenë të plagosur: Xhafer Zymberi, Mirsad Ndrecaj dhe Muhamet Krasniqi, të cilët të gjallë janë kapur nga policia maqedonase. E di që ata tre të plagosurit kanë qenë të gjallë, e më pastaj çka ka ndodhur më ta nuk e di, sepse policia maqedonase ka bërë shpërndarjen e grupit”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.

Arrestimet ne Kumanove

Pak ditë më parë u raportua se Sulejman Osmani ishte pikërisht personi që ka treguar vendndodhjen e grupit të armatosur. Pas dorëzimit të tij bashkë me pjesëtarët e grupit, pasi ka treguar vendin e fshehtë të armëve, Osmani thotë se ka arritur t’u largohet policëve maqedonas nga fshati Brezë.

Ministra e Brendshme e Maqedonisë gjatë ditës së sotme ka konfirmuar se në mesin e 14 të vrarëve janë edhe Mirsad Ndrecaj i njohur si komandant “Nato” si dhe Beg Rizaj i njohur si komandant “Begu”. Ndërsa për Xhafer Zymberin dhe Muhamet Kraniqin ende nuk ka informacione zyrtare nëse janë gjallë, apo u vranë të shtunën në Kumanovë, raporton “Zëri”.

Prokuroria: Janë 18 kosovarë të arrestuar

Prokuroria maqedonase ka konfirmuar për “Zëri” se numri i shtetasve të Kosovës të cilët janë arrestuar nga policia maqedonase si rezultat i konfliktit që ka ngjarë gjatë fundjavës në Kumanovë, është 18 persona.

“Tetëmbëdhjetë qytetarë të Kosovës janë arrestuar si rezultat i aktiviteteve kriminale në lagjen e Trimave në Kumanovë”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga zyra për media e prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë.

Pavarësisht raportimeve, prokuroria nuk jep detaje për numrin zyrtar të kosovarëve që janë vrarë.

“Bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë, është e ndaluar që të jepen informata për procedurën jetimore që mund të ndikoj në hetime. Kjo edhe është arsyeja pse në këto momente nuk mund të ju japim më shumë informata”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë maqedonase.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura