Media: Barça e humbur, Ronaldo bëhet “hero”

Feb 28, 2013 | 13:13
SHPËRNDAJE

Mediat e huaja kanë vlerësuar paraqitjen e bërë nga Kristiano Ronaldo në “El Clasico”, në suksesin ndaj Barcelonës me rezultatin 1-3. “Revolucion” shkruan “Marca”, duke vlerësuar “galaktikët”, ndërsa “El Mundo Deportivo” ka titullin: S’ka justifikime. Shtypi britanik vlerësoi “CR7”, ndërsa dy golat e tij i quajti një paralajmërim për Junajtid. “Ron shënon dygolësh paralajmërues për Junajtid”, shkruan “The Sun”. “Gazzetta dello Sport” ka bërë lojë fjalësh me dështimin e Barçës, ndërsa ka analizuar se kjo situatë është në favor të Milanit. Në Francë, “L’Equipe” ndalet te goli i francezit Varane ndaj Barçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura