Me urtësinë e Gandit

Feb 28, 2011 | 10:25
SHPËRNDAJE

Shtëpia Botuese “Toena” ka nxjerrë në qarkullim librin e autorit Ilir Hashorva, “Gandi – Filozofia dhe feja, gandizmi” Pjesa II. “Cilido që e di dhe e pranon filozofinë si mendimin më të çoroditur e më të pështjelluar, të shprehur në mënyrën më të pakuptueshme të mundshme, me fjalë e fraza të mëdha, me lojëra sofiste fjalësh, me arsyetime absurde e abstrakte silogjike, për çështje që nuk preokupojnë asnjë, në këtë pjesë të librit për Gandin, ku jepet botëkuptimi i tij, nuk do të gjejë atë që mendon. Përkundrazi, mendimin e Gandit apo filozofinë e tij do ta gjejë të shprehur në mënyrën më të thjeshtë të mundshme dhe të drejtuar nga problemet më jetike të njeriut dhe të shoqërisë”, thuhet në parathënien e librit. Ndërkohë, në qarkullim është edhe vëllimi i parë “Gandi – Jeta”.

Titulli:
“Për një çikëz Amerikë”
Autori: Agron Goga
Shtëpia botuese:
“Emal”
Gjinia:
Tregime humoristike
Nr. i faqeve: 176
Çmimi: 500 lekë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura