Më të votuarit. PD, lista e 150 fituesve për Këshillin Kombëtar

Sep 30, 2014 | 9:17
SHPËRNDAJE

Kuvendi Kombëtari i Partisë Demokratike
Shpallen rezultatet e votimit në Kuvendin e PD. Grida Duma, Enkelejd Alibeaj dhe djali i Azem Hajdarit më të votuarit. Emrat që s’fituan.

Partia Demokratike publikon listën me 150 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, të cilët kanë rezultuar edhe më të votuarit pas dy ditë punimesh të Kuvendit.
Në përfundim të votimit të rreth 5 mijë delegatëve, 10 grupeve të numërimit u janë dashur 12 orë për të numëruar çdo votë dhe mbrëmjen e djeshme kanë zyrtarizuar emrat fitues. Koordinatorja e Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma, ka rezultuar kandidatja me më shumë vota në përfundim të votimit.
Votimet
Në listën me 150 emra kanë fituar ish-ministrat dhe ish-deputetët demokratë, të cilët kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se përveç Dumës, në listën e më të votuarve janë edhe ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, ish-deputeti Gjok Uldedaj, koordinatori i zgjedhjeve për degën e Durrësit, Arben Ibroja, djali i liderit të Dhejtorit, Kiri Hajdari dhe koordinatori për Çështjet Ligjore Ervin Salianji. Në krye të listës si më të votuar kanë qenë gjithashtu edhe dy humoristët e njohur, Ermal Mamaqi dhe Julian Deda, të cilët u përfshinë për herë të parë në strukturat drejtuese të PD-së. Fitues rezultojnë edhe Jamarbër Malltezi e anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Petraq Milo. Ndërkohë, në listën humbëse rezulton të jetë Dritan Shano, themeluesi i PD-së dhe ish-shef i kabinetit të ish-Kryeministrit, Fatos Nano, këshilltarët e ish-kryeministrit Berisha, Admir Drago, Arjana Çela dhe Bardhyl Musaj, kreu i komunës së Farkës Fatbardh Plaku si dhe ish-zv.ministrja e Mbrojtjes, Arta Musaraj. Burime në selinë blu bëjnë të ditur se Shano ka qenë mes 150 më të votuarve, por ka kaluar në listën jofituese për shkak se përparësi ka pasur kuota 30% e femrave dhe 15% e të rinjve.
Deklarata
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e re, Oriela Nebiaj, tha se demokratët dëshmuan se çfarë është demokracia në veprim. “Analiza serioze e shkaqeve të humbjes dhe angazhimi solemn për t’u korrigjuar dhe përmirësuar, janë një kthesë vendimtare në kursin e politikës sot. Partia Demokratike vjen sot me një energji si asnjëherë më parë për t’iu përgjigjur kërkesave, nevojave, shpresave dhe ëndrrave të qytetarëve për një Shqipëri të zhvilluar, demokratike dhe europiane”, u shpreh Nebiaj. Sipas saj: “Anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar përfaqësojnë denjësisht shoqërinë shqiptare dhe janë profesionistë e personalitete të spikatura të çdo fushe. Por të gjithë kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar janë themelues të një elite të re politike në vend dhe një aset i vyer i Partisë Demokratike. Pas këtij Kuvendi, Partia Demokratike ndihet sot një familje më e madhe, më e bashkuar, më e gatshme për të marrë në dorë fatet e vendit. Shqipëria që duam të gjithë, ku sundon ligji dhe ku respektohet dinjiteti i qytetarëve, ku ka zhvillim e prosperitet, nuk është një ëndërr, është Shqipëria që po vjen me Partinë Demokratike”.

Votimi në Kuvend
Më të votuarit
Grida Duma
Enkelejd Alibeaj
Gjok Uldedaj
Arben Ibroja
Kiri Hajdari
Ervin Salianji
Ermal Mamaqi

Nuk fituan
Ish-këshilltarët e Berishës
Admir Drago
Arjana Çela
Bardhyl Musaji

Ish-zv.ministrat
Arta Musaraj
Ernest Noka

Ish-themeluesi i PD
Dritan Shano
Kreu i Komunës Farkë
Fatbardh Plaku

ADI SHKEMBI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura