Me një KLIK njihu me vendet më të bukura në botë

May 31, 2012 | 19:12
SHPËRNDAJE

Tani vetëm me një klikim mund të njihesh me vendet më të bukura në të gjithë botën. Nga sot, kjo gjë është e mundur nga World Wonders, projekti i ri i Google që të mundëson të eksplorosh online vendet historike dhe kulturore të të gjithë botës.

Ky është një projekt i realizuar në bashkëpunim me UNESCO, Fondin Ndërkombëtarë të Monumenteve, Getty Images dhe ka si qëllim dokumentimin e këtyre vendeve dhe të shërbejë edhe për brezat e ardhshëm me qëllime edukative.

Nëpërmjet këtij projekti mund të vizitosh 132 faqe interneti nga 18 vende të botës, nga Stonehenge në tempujt e lashtë të Kyotos, Pallatin e Versajës e Memorialin e Paqes në Hiroshima. Mjafton vetëm një klik në www.google.it/worldwonders.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura