Me 23 qershor zgjedhje edhe për disa njësi vendore

May 31, 2013 | 17:07
SHPËRNDAJE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Në të njëjtën dite me zgjedhje e përgjithshme parlamentare banorët e qytetit të Bulqizës, komunës së Thumanës dhe ata të Njësisë bashkiake Nr.1 në Tiranë do të kenë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal.

Presidenti i Republikës Bujar Nishani dekretoi sot datën 23 qershor 2013 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për Kryetarin e Bashkisë Bulqizë, Kryetarin e Komunës Thumanë dhe Kryetarin e njësisë bashkiake nr.1 Tiranë.

Këto zgjedhjeve vijnë për shkak të mbarimit të mandateve para afatit të këtyre drejtuesve, pasi  janë futur në listat e zgjedhjeve për deputetë.

“Sipas relacionit shoqërues, bazuar në nenin 92, gërma gj, dhe nenin 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në nenin 10 pika 3 të ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe në vijim të shkresës së Këshillit të Ministrave për

“mbarimin e mandateve para afatit” të kryetarit të bashkisë Bulqizë, kryetarit të komunës Thumanë dhe kryetarit të njësisë bashkiake nr.1 Tiranë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vendosi të dekretojë si datë të zhvillimit të zgjedhjeve për këto organe, datën 23 qershor 2013.”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura