Mc Kresha pranon ndarjen: Me Rozin kemi mbetur miq

Sep 30, 2012 | 13:02
SHPËRNDAJE

Ka qenë një nga ndarjet e bujshme ajo mes reperit kosovar Mc Kresha dhe këngëtares Rozana Radi, e publikuar për herë të parë nga “Panorama Plus”. E ndërsa nga dy protagonistët kishte heshtje, i pari që u prononcua ishte Mc Kresha, i cili në programin “Poke” të Albana Osmanit pranoi ndarjen dhe tha se ata janë të dy njerëz të civilizuar dhe tashmë kanë mbetur miq. Ndërkohë Rozana Radi do të marrë pjesë te “Kënga Magjike” dhe në faqen e saj në internet ka publikuar këtë foto të këndshme, ku duket se ka nostalgji për fëmijërinë e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura