Mbyt 49 vjeçare shqiptare, kapet polici grek

Oct 31, 2011 | 10:25
SHPËRNDAJE

GREQI- Një grua shqiptare, 49 vjeca është gjetur e vrarë në një rrugë në zonën bujqësore në Viota, në Greqi.

Pas hetimeve të specializuara u zbulua se autor i kësaj vrasjeje është një efektiv i policisë së Athinës.

Polici grek, sipas hetimeve kishte pasur lidhje me shqiptaren 49 vjecare. Efektivi, 32 vjecar ka pranuar krimin e kryer prej tij ndërsa ka është shprehur se para se të ndodhte krimin janë grindur në zonën e Avlonës po në Greqi dhe pas sherrit ai e kishte mbytur gruan me xhupin e saj.

Më pas  kishte transportuar me makinë në vendin ku u gjet për të zhdukur gjurmë dhe ngjarja të të jepte përshtypjen se 49 vjeçarja kishte humbur jetën pas një aksidenti.                                                                              Shpresa DINE

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura