Mbyllet “zbori” i U-21, Gega bën bilancin

Feb 28, 2013 | 13:16
SHPËRNDAJE

Tekniku i U-21, Skënder Gega, e ka mbyllur “zborin” treditor, duke e finalizuar me një takim miqësor mes Kombëtares Shpresa dhe FC Drenica. Ndeshja u luajt paraditen e djeshme në aneksin e stadiumit “Niko Dovana” dhe u fitua me rezultatin 2-0 nga skuadra kosovare. Tekniku u mundua që të aktivizonte të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion me qëllim që të mund të krijonte një ide më të qartë për panoramën e të grumbulluarve. Pjesa e parë ishte disi më e dobët për Shpresat dhe më e mirë për kosovarët, të cilët realizuan me anë të Hysenit në minutën e 39-të. Edhe fraksioni i dytë nisi njëlloj, aq sa miqtë nga Kosova dyfishuan me anë të Barjaktarit në minutën e 58-të. Por, pas zëvendësimeve të bëra nga Gega, me futjen në lojë të lojtarëve si Qendro, Naçi, Abdurrahmani, Hysenbelliu etj. loja e U-21 ndryshoi, por jo rezultati.

Shqipëri U-21        0
Drenica        2
Golat:
Hyseni 39’, F.Barjaktari 58’
Shqipëria U-21: Kaloshi, Dita, Marku, Vogli, Imami, Deliallisi, Dema, Peposhi, Hasa, Guni, Morina: U aktivizuan: Shkaba, Qendro, Naçi, Abdurrahmani, Hysenbelliu, Petro, Nela, Xhani, Trashi. Trajner: Skënder Gega
Drenica: Sadiku, Haklaj, Geci, Rrahmani, Llaposhtica, F.Barjaktari, B.Bajraktari, Bolqi, Maxhuni, Cekja, Hyseni: U aktivizuan: Çuçi, Shkërpulla.
Trajner: T.Lushtaku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura