“Mbi 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot”, Manastirliu thirrje personave nën 18-vjeç: Shfrytëzoni fundjavën për të marrë dozën

Jul 23, 2021 | 21:17
SHPËRNDAJE

vaksina

Në të gjithë vendin vijon java e hapur e vaksinimit. Këtë të premte 13 mijë qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njofton se që prej fillimit të këtij procesi janë vaksinuar 1,123,253 qytetarë.

Ajo i bën thirrje të gjithë personave nën moshën 18 vjeç të shfrytëzojnë fundjavën për të marrë dozën në qendrat shëndetësore.

“Më shumë se 13 mijë qytetarë u vaksinuan sot, ndërsa janë 1,123,253 vaksinime të kryera që prej fillimit të këtij procesi jetik. Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzoni fundjavën për t’u vaksinuar nga mëngjesi deri në 8 të mbrëmjes, në qendrat shëndetësore ose në qendrat e vaksinimit të përqëndruar kudo në vend” – shkruan Manastirliu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura