Maturantët në provën e fundit, sot provimet me zgjedhje

Jun 30, 2011 | 10:03
SHPËRNDAJE

Maturantët do të përballen sot me provën e tyre të fundit të provimeve me zgjedhje. Rreth 47 mijë maturantë do të ulen në banka në orën 10:00 për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të testit të menduara nga ekspertët e arsimit për lëndët që secili ka zgjedhur. Kohëzgjatja e provimit do të jetë katër orë dhe në këtë hark kohor maturanti duhet t’u japë përgjigje 20 pyetjeve, nga të cilat 10 janë me përgjigje me alternativa dhe kanë 10 pikë dhe 10 pyetje të tjera janë me zhvillim dhe kanë 30 pikë. Që një maturant të marrë notë maksimale duhet që të marrë 40 pikë të plota. Për këtë vit, numri i lëndëve që do të jepen si provime me zgjedhje është 17. Paraprakisht maturantët kanë zhvilluar konsultime me mësuesit e tyre nëpër shkolla lidhur me detajet e fundit dhe rekomandimet para zhvillimit të këtij provimi. Deri tani ata janë testuar në dy provimet e detyrueshme, që ishin Letërsia dhe Matematika, ndërkohë që dy provimet me zgjedhje mbeten edhe ato të rëndësishme pasi nëse nuk sigurohet notë kaluese në të gjitha provimet, në mënyrë që ata që duan të vazhdojnë studimet universitare të mund të plotësojnë formularin A2, që do të shpërndahet në muajin korrik. Sipas vendimit të qeverisë, të drejtën për të ndjekur studimet në universitetet publike do ta kenë 23 mijë studentë në 11 universitete në vend, të cilat kanë rreth 190 programe studimi. Numrin më të larë të kuotave pritet që ta ketë Universiteti i Tiranës me rreth 6 mijë kuota të ndara në 8 fakultetet përkatëse të tij. Ashtu sikurse ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, Ekonomiku dhe Drejtësia pritet që të jenë fakultetet që do të mirëpresin edhe numrin më të madh të studentëve të rinj.

47 mije
maturantë do të japin sot provimet me zgjedhje, të cilat janë të fundit që vendosin për fatin e tyre në vazhdimin e universitetit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura