Matura, skema e dërgimit të testeve në shkollat e rretheve

May 31, 2011 | 12:51
SHPËRNDAJE

Testet e provimit të parë të Maturës Shtetërore do të shpërndahen në rrethe nën masa të forta sigurie. Dje, ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, thirri në një mbledhje urgjente të 13 drejtorët e drejtorive arsimore kryesore. Pas mesnatës së sotshme do të ketë përfunduar shumëfishimi i testeve për rreth 35 mijë maturantë. Më tej, ato do të nisin të dërgohen fillimisht në rrethet më të larta e më pas në ato më të afërta. Vetëm pasi të jetë marrë konfirmimi që çdo shkollë ka tërhequr testet përkatëse, do të nisë provimi. Sipas specialistëve të MASH, forca të policisë do të shoqërojnë personat përgjegjës të ngarkuar nga Ministria për të kryer këtë proces. “Kutitë do të jenë të vulosura dhe do të hapen vetëm nga administratorët përgjegjës të caktuar për këtë punë. Këtë vit japim garanci se kemi masa më të forta sigurie. Më shumë njerëz janë vënë në dispozicion për të ndihmuar në kryerjen e këtij procesi”, sqaruan dje specialistët e Ministrisë së arsimit. Pasi mbarimit të provimit, që do të nisë në orën 10 dhe do të përfundojë në 12:30 minuta, testet do të sekretohen në çdo shkollë dhe do të sillen në AVA. Më tej do të dërgohen në 6 qendrat e vlerësimit. Dy prej tyre ndodhen në Tiranë, ndërsa të tjerat në rrethe. “Në secilën nga 6 qendrat e vlerësimit do të funksionojë në mënyrë permanente një grup i administrimit dhe i monitorimit të testeve me 3 persona”, sqarojnë specialistët e MASH. Sipas tij, transporti i testeve nga Tirana për në secilën nga qendrat e vlerësimit, Elbasan, Shkodër, Fier, Korçë dhe anasjelltas, do të bëhet nën masa të rrepta sigurie. Testet kodifikohen dhe shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se 10 ditë pas çdo provimi të maturës. Maturantët duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së caktuar, nuk duhet të dalin nga klasa. Maturantët nuk hyjnë në provim nëse nuk janë në listat e AVA-s, apo nëse nuk kanë mjet identifikimi.

Përgjigjet e provimit dhe akomodimi në klasa

Testet kodifikohen dhe shpallja e rezultateve bëhet jo më vonë se 10 ditë pas çdo provimi të maturës. Maturantët duhet të paraqiten në shkollë një orë përpara fillimit të provimit. Kandidatët që dorëzojnë testin e provimit përpara kohës së caktuar, nuk duhet të dalin nga klasa. Maturantët nuk hyjnë në provim nëse nuk janë në listat e AVA-s, apo nëse nuk kanë mjet identifikimi. Ata gjithashtu nuk do të lejohen të nisin testimin, në rast se kanë telefon celularë me vete, apo çdo mjet tjetër identifikimi. Në rast se maturantët nuk marrin njërin nga provimet, ata nuk do të pajisen me dëftesën e maturës. Maturantët e mëparshëm që kanë dhënë lëndët me zgjedhje, mund të mbartin rezultatet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura