Materniteti ku gratë lindin gjashtëshe në një krevat

Oct 31, 2013 | 14:19
SHPËRNDAJE

Në Maternitetin e Manilës, kryeqyteti i Filipineve, mbërrijnë çdo ditë mesatarisht 300 nëna gati për të lindur. Dhe hapësira në këtë maternitet është kaq e ngushtë, sa krevati ku duhet të qëndrojë një grua shtatzënë ndahet me tri apo katër gra të tjera dhe sipas mjekëve, ndonjëherë ka lindje në grup, në një krevat me 6 nëna. I emërtuar si “materniteti më i frekuentuar në botë”, krahu i lindjeve në “Dr. Jose Fabella Memorial Hospital” shërben për një lagje të varfër aty afër, Tondo, një ish-vend ku hidheshin mbeturinat, i cili tani strehon 1.5 milionë banorë. Shkalla e lindjeve në Filipine nuk është e ulët. Shtatë fëmijë në një familje, sidomos në familjet e varfra, konsiderohet krejt normale. Madje dhjetë apo 12 fëmijë në një familje është e zakonshme. Mamitë në spitalin e Manilas mund të presin deri në 100 bebe brenda 24 orëve. Kur ka fluks, 13 deri në 14 bebe lindin njëherësh në të njëjtën dhomë. Detajet e këtij spitali-rekordesh janë bërë pjesë e një dokumentari të BBC-së

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura