Mashtrime kompjuterike, 12 në pranga në Tiranë

Jul 30, 2011 | 13:16
SHPËRNDAJE

TIRANE- Plot 12 persona jane vene ne pranga nga policia e Tiranes, te akuzuar per mashtrime kompjuterike.

Lajmi eshte bere publik sot nga policia e Tiranes permes nje konference per shtyp te zedheneses, e cila deklaroi se arrestimi i tyre eshte bere ne kuader te operacionir te koduar “Transmetimi 2”.

Operacioni u be në bashkëpunim me Sektorin Kundër Krimit Kompjuterik të Drejtorisë Kundër Krimit Financiar dhe me strukturat e policise në Qarqet, Elbasan, Fier, Durrës, Gjirokastër.

Sipas policise, në pranga kanë përfunduar”

Ervin Hiqmet Capi, 23 vjec, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier Informatike;

Dorian Meto Ligori, 30 vjec, banues në Tiranë;

Boiken Shyqyri Koci, 23 vjec, banues në Tiranë, Student;

Erlin Ndricim Shehaj, 25 vjec, banues në Tiranë, me profesion Inxhinier;

Petrit Nevruz Dilaveri, 63 vjec, banues në Tiranë, Punonjës Policie,

Kidas Daut Mehmeti, 23 vjec, banues në Tiranë, Student;

Aleks Filip Cuko, 59 vjec, banues në Tiranë;

Enri Valer Miho, 21 vjec, banues në Tirane, Student;

Aldo Orlando Frasheri, 26 vjec, banues në Tiranë, Profesioni Inxhinier; Klodian Nikolla Brace, 33 vjec, Biznesmen;

Vasil Dhimitër Fani, 46 vjec, banues në Tiranë, me profesioni Inxhinier;

Altin Besim Hoxha, 42 vjec, banues në Tiranë, Biznesmen.

Policia në cilësinë e provës materiale ka sekuestruar aparate dixhitale, aparate për marrjen e sinjalit televiziv, sisteme kompjuterike, njësi kompjuterike, karta dixhitale.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura