Masakra në Nice/ Zbulohen SMS e fundit që terroristi dërgoi para sulmit

Jul 17, 2016 | 13:43
SHPËRNDAJE

Publikohen mesazhet e fundit të terroristit me kamion që vrau 84 persona në Nice të Francës Ditën e Bastijes.

Mesazhet me tekst janë dërguar nga telefoni i tij vetëm disa minuta para se të niste sulmin dhe kasapanën në Rivierën e Nicës.

Autori
Autori

Mohamed Lahouaiej Bouhlel kishte kërkuar për ‘kamionin me tonazh më të rëndë” në dispozicion, kur ai mori me qira automjetin 19 tonësh dhe kishte kaluar dy ditë duke u endur poshtë e lartë “Promenade des Anglais” duke vrarë mendjen se si të lëvizte që të shkaktonte sa më shumë viktima.

Në njërin nga mesazhet e gjetura në telefonin e tij, lexohet: ‘Sillni më shumë armë. Sillni deri në 5″, transmetojnë mediat franceze, duke cituar burimet hetimore.

Një tekst tjetër lexon: “Është mirë. I kam pajisjet “.

Video appears to show that Nice Bastille Day truck attack suspect MOHAMED LAHOUAIEJ BOUHLEL was still alive when police caught him
momentet e vrasjes se autorit

Mesazhet janë dërguar momentet e fundit para se të shkaktonte tragjedinë, në telefonin e një personi që tashmë është arrestuar dhe ndodhet prapa hekurave.

Dominique Rizet, hetues krimi i BMF TV tha se numri pesë me sa duket donte të thoshte pesë minuta, por nuk dihet çfarë kuptimi ka C në një tjetër mesazh ku thuhej “Sill 5 tek C”.

kamioni i autorit
kamioni i autorit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura