Masakra e Vlorës, ‘arrest me burg’ 18 vjeçarit

Jul 31, 2013 | 10:55
SHPËRNDAJE

Plazhi “Kalaja” në Vlorë ku ndodhi vrasja e trefishtë
VLORE- Gjykata e Vlores ka dhene sot masen e sigurise ‘arrest me burg’ per 18 vjecarin Leo Osmeni, arrestuar si nje bashkepunetor i masakres se Vlores, qe la tre viktima te pafajshme, jo objekt i sulmit.

Osmeni u arrestua nje dite pas ngjarjes dhe deklaroi ne polici se shkak per ngjarjen u bene 5 djem fierake, qe sipas tij i kishin ngacmuar motren binjake, e cila pushonte ne vendin ku ndodhi ngjarja.

Vete vajza 18 vjecare ne nje rrefim per “Panorama” ka treguar se ka njoftuar vellane pasi e kishin ngacmuar djemte nga Fieri qe pushonin ne shezlonin ngjitur me te.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura