Masakra e Thumanës/ Akuza për vrasje për 4 anëtarët e familjes Kora

Jan 24, 2016 | 14:26
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krujës dërgoi për gjykim 8 persona, 4 prej të cilëve për “vrasje në rrethana cilësuese..” dhe 4 të tjerë për “përkrahje të autorit të krimit”, të gjithë të lidhur me ngjarjen e datës 05.06.2015, kur, pas një konflikti të ashpër, kanë mbetur të vdekur me armë zjarri Franc Ceku, Arben Ceku, Eno Rama, si edhe është plagosur Luçie Çeku.

Viktimat ne Thumane
Viktimat ne Thumane

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Thumanë.

Konkretisht, Daniel Kora, Besnik Kora, Pëllumb Kora dhe Gurali Kora akuzohen për “vrasje në rrethana cilësuese”, ndërsa Ardian Gjonaj, Paris Gjeta, Preng Gjeta dhe Shpëtim Nikolli, të gjithë në arrest me burg, akuzohen për ‘përkrahje të autorit të krimit’.

Ngjarja

Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, 90 minuta para ngjarjes, Arben Çeku dhe Pëllumb Kora kanë pasur një përplasje fizike mes tyre në ambientet e lokalit të fshatit, ku i pranishëm ishte edhe një prej vëllezërve Kora.

Dy vellezerit, Daniel Kora dhe Besnik Kora
Dy vellezerit, Daniel Kora dhe Besnik Kora

Shkak i konfliktit mes Arben Cekut dhe Pëllumb Korës, është bërë një ngjarje e ndodhur rreth një muaj më parë, ku vëllezërit Kora kishin rrahur një shokun e Arbenit, i cili punonte gjithashtu si shofer furgoni.

Arben Ceku, i cili pak ditë më parë ishte kthyer nga emigrimi (Italia), teksa i ka hasur në lokalin e fshatit vëllezërit Kora u ka kërkuar sqarime se përse e kishin rrahur shokun e tij. Kjo nuk është pritur mirë nga vëllezërit Kora, të cilët kanë nisur të konfrontohen fizikisht me Arbenin.

Për të shuar sherrin kanë ndërhyrë klientët e tjerë të lokalit, bashkëfshatar të tyre, por palët kanë shkëmbyer të shara në distancë.

Kur të gjithë mendonin se gjithçka u mbyll me kaq, anëtarët e familjes Kora kanë shkuar në banesë kanë marrë armët dhe i kanë zënë pritë viktimave rreth 30 metra larg banesës së tyre, në një rrugicë të errët.

Fran Ceku, bashkëshortja e tij Lucie, i biri Arben dhe nipi Enea Rama ishin duke u thyer për në banesën e tyre, ndërkohë vëllezërit Kora i kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar më breshëri automatiku dhe pistoletë drejt tyre, duke i lënë të vdekur në vend burrat e familjes Ceku, ndërsa të plagosur rëndë 65-vjeçaren.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura