Pukë, pezullohet shefi i policisë dhe 3 efektivë

Jul 31, 2012 | 17:20
SHPËRNDAJE
Forcat e Policisë në vendin e ngjarjes

Shefi i Policise se Pukes dhe tre efektive te tjere te komisariatit jane pezulluar nga detyra.

Lajmin e njofton Policia e Shtetit permes nje deklarate per mediat, duke sqaruar se kjo vjen pas ngjarjes se 29 qershorit, ku u vranë 2 vellezer dhe u plagsen 3 te tjere.

Sipas policise shefi i komisariatit  Ridvan Bushati dhe efektivet Lulzim Latifi, Kol Zaja dhe Qetësor Gurra u pezulluan. GJithcka erdhi pas kallezimit te Avokatit te Popullit, i cili i akuzon për mosndërhyrje në konflikt, gjë që do të shmangte sipas tij ngjarjen e rëndë.

“Masa e pezullimit paraprak nga detyra ndaj këtyre punonjësve të policisë është bazuar në Rregulloren e Disiplinës së Policisë së Shtetit, për shkak se ndaj tyre ka filluar procedimi penal nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe janë duke u kryer veprimet hetimore në lidhje me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Pezullimi paraprak i tyre zgjat deri në përfundim të ecurisë disiplinore”, thuhet në deklaratën e policisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura