‘Maqedonia, falsifikuesja më e madhe e historisë’

Jun 29, 2012 | 16:38
SHPËRNDAJE
Ljubco Georgievski

UPDATE- Ish kryeministri maqedonas, Ljubcho Georgievski ka zbuluar se ai dhe kryeministri serb, Zoran Gjinxhiç kanë diskutuar mbi shkëmbimin e territoreve ndërmjet Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.

Këto dhe shumë detaje të tjera, pritet të bëhen publike pas botimit të librit të tij, “ Ky jam unë”.

Lideri aktual i VMRO-Popullore në Maqedoni, Ljubcho Georgievski, ka zbuluar një seri faktesh deri tani të panjohura nga historia, ne librin e tij,  i cili do të botohet së shpejti.

Ish-Kryeministri i Maqedonisë konfirmoi se ai kishte qenë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë në vitin 1999 dhe që atëherë Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright i kishte kërkuar leje për forcat tokësore të NATO-s, për të sulmuar Serbinë nga territori maqedonas. Ai theksoi ai kishte thënë po, por se plani SHBA- NATO nuk ishte zbatuar.

Duke komentuar mbi strategjinë aktuale të shtetit politik të Maqedonisë, Georgievski ka arritur në përfundimin se, “maqedonasit janë falsifikuesit më të mëdhënj të historisë së Ballkanit.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura