Manjola Nallbani: Faleminderit, por nuk festova 50-vjetorin (Foto)

Aug 7, 2016 | 15:32
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar Manjola Nallbani festoi tre ditë më parë ditën e lindjes dhe me disa foto të postuara në Instgaram, i ka mahnitur të gjithë për faktin se linjat e saj trupore ia kalojnë edhe një adoleshenteje. Por për këtë duket se Manjola ka një përgjigje, si dhe për mediat të cilat ia kanë ngatërruar moshën këngëtares. Ja se çfarë shkruan ajo në Instagram:

manjola

“Faleminderit me gjithe zemer, miqve te mi dhe gjithe mediave per urimet ne diten time te lindjes! Ju jam mirenjohese qe sinqerisht, me dashurine tuaj, ma zbukuruat diten❤️ Desha vetem te bej nje saktesim- meqenese eshte shkruar qe festova 50 vjetorin! Nuk kane rendesi numrat, se une kam bindjen time qe Zoti, sic na ka dhene mendje, sy per te pare, e cdo gje tjeter persosmerisht, do na e kishte vene dhe dicka ne kurriz si orave per te na matur me numra! Ne fakt une besoj qe njeriu shpreh moshen e shpirtit te vet.. Megjithate qofte edhe sepse se kam mbare qe te mi kapercejne keshtu?do thoja, qe me duhen dhe paaak vite per ti bere te 50-tat. Se keshtu i bie qe vitin tjeter po te ma shkruajne moshen tamam te jem me e vogel se sot! Mire do ishte ne fakt?. Ju perqafoj me dashuri dhe ju falenderoj dhe nje here!”

masnjola manjola3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura