Manjani flet për debatet PS-LSI dhe mundësinë e një koalicioni me PD-në

Jul 25, 2016 | 22:51
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke iu rikthyer sërish debatit mbi marrëdhënien mes dy aleatëve të koalicionit qeverisës, deklaron se bashkëpunimi funksionon. Por, ministri i Drejtësisë, i cili negocioi në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për reformën në drejtësi shton se mes dy partive ka debat për çështje të caktuara.

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, Kryeministri, Edi Rama, dhe Ministri i Drejtesise, Ylli Manjani, gjate seances parlamentare, ku pak pas mesnate eshte votuar me konsensus Reforma ne Drejtesi./r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta, Albanian Prime Minister Edi Rama and Justice Minister Ylli Manjani, during a parliamentary session, which was voted by consensus the Judicial Reform.

Pjesë nga intervista e Manjanit dhënë për “Ora News”

 Funksionon koalicioni?

Manjani: Sigurisht që funksionon për sa kohë që ka ide të përbashkëta, ekipe të përbashkëta, ka ende për të arritur nga programi. Ka ende kohë për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi tani dhe në të ardhëm dhe ka shumë gjëra që na bashkojnë. Ka shumë helm jashtë marrëdhënies PS-LSI që bëjnë gjithmonë atë, që hë se ra sot hë se ra nesër. Ndoshta 90% e këtij helmi vjen nga persona që janë jashtë strukturave të partive. Ashtu si ka edhe mendime brenda strukturave tona. Por e përsëris, si në PS edhe në LSI kur vjen puna për vendimmarrje ka filtra, përvoja në ka bërë. I futim këto informacione në filtra që të dalë më e mira pavarësisht ndonjë qëndrimi për çështje konkrete apo deklarimeve individuale të deputetëve apo personave të vecantë që në mjedisin e të majtës shqiptare janë të lirë të komentojmë.

Meqë jemi të koalicioni, kur vjen puna për të kritikuar qeverinë Berisha është i ashpër dhe ai nuk bën përjashtime, pro në këtë rast ka bërë që e ka vendosur LSI në një pozicion kyç, gjë që e cila ka ngritur hamendësime se ka një flirt dhe se mund të ketë një aleancë. A mundet?

Manjani: Unë kam vështirë të bëj komentatorin. Unë jam ministër, për çështjen e reformës në drejtësi ne kemi thënë konsensus edhe kur PD nuk merrej fare, edhe kur nuk vinte në komision. Pavarësisht retorikës, kjo s’ka lidhej se çfarë thotë Berisha sot apo çfarë thotë nesër. Kjo është absurde. Fakt është që PD është pozicionuar kundër LSI në disa çështje, por askush nuk tha që këta po forcojnë koalicionin për shkak se po sulmon opozitën. Në kohën kur flitet për reformën në drejtësi spikatet në mënyrë të menjëhershme pikëpamja që PD dhe LSI ikën lanë PS më vete, këto janë lojëra të papjekura dhe nuk është një analizë e qëndrueshme.

Më shpjegoni pak, pati një njoftimi para disa ditësh që Këshilli i Ministrave ka emëruar dy gjyqtarë në  Gjykatën e Strasburgut, pa marrë miratimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Manjani: Nuk kam dijeni për këtë. Kam kohë që i kam shkruar për këtë çështje zyrtarisht për të komunikuar, pasi kam marrë informacion nga ambasada jonë në Strasburg dhe nga PE që Shqipëria duhet të çojë aplikime, kandidaturat e saj si shtet, duhet të çojë 3 kandidatura në PE për të zëvendësuar z. Ledi Bjanku, mandati i të cilit mbaron dhe mesa di është mesi i muajit që vjen afati i fundit që ne duhet të çojmë kandidaturat. Por unë nuk kam dijeni që të ketë ndonjë vendimmarrje Këshilli i Ministrave.

E bën qeveria këta pa konsultën e Ministrisë së Drejtësisë dhe pse nuk e bën vetë ministria e Drejtësisë siç bëhet në vendet e tjera të BE?

Manjani: Nuk e di këtë, patjetër që edhe ministria e Drejtësisë mund të ishte përfshirë, por unë nuk e di që Këshilli i Ministrave të ketë marrë ndonjë vendim. Kjo është hera e parë që e dëgjoj.

A duhet të rregullohet me ligj kjo procedurë?

Manjani: Jo ne nuk kemi rregulla për këtë. Kjo është një defekt, një vakum në legjislativ, nuk është se kemi rregulla të shkruara si bëhet përzgjedhja. Ndoshta këtë rrallë duhet të kishim më shumë vëmendje, them unë dhe kjo ka qenë pikëpamja ime, për shkak se jemi në fillimet e reformës në drejtësi dhe ndoshta nga Komiteti i gjyqtareve dhe prokurorëve nuk do të stimulohej një gjë e tillë për sa kohë sa ata janë në proces Vetingu. Nuk kam dijeni që Këshilli i Ministrave të ketë marrë një vendim për këtë çështje.

Është një tjetër tregues që koalicioni nuk është aq funksional.

Manjani: Jo nuk është e vërtetë, nuk mund të gjykohet koalicioni, sa vendime sa debate bëhen mes nesh dhe debatet për përmirësimin e punës janë pozitive.

Një ndër sfidat është miratimi i ligjeve që e bëjnë të zbatueshme reformën dhe konsensusi vihet sërish në dyshim, vihet në dyshim nga PD. A do të keni të njëjtin rol ju për të arritur konsensusin?

Manjani: Baza konsensuale është shumë e mirë. Për aq kohë që kemi rënë dakord që të miratojmë ato parime esenciale të sistemit të ri të drejtësisë, nuk ka kuptim që ligjet që vijnë nga këto parime të mos ishin në të njëjtën frymë. Eksistenca e debatit është gjë e mirë, po mos ishin këto do ishte e gabuar.

Por këtu duhet të bëjmë një dallim mes debatit konstruktiv dhe atij destruktiv?

Manjani: Jemi me 140 vota plus. Me 140 vota në favor të një reforme kaq të rëndësishme unë nuk mendoj që të flitet më për destruktivitet. Destruktiviteti ka rënë, jemi në momentet e konstruktivitetit në pjesën parimore. Kur zbërthehen këto parime në ligje nuk ka asnjë arsye që të kemi diskordanca. Është mirë te kemi debat, por debati nuk do të thotë se kemi konsensus. Përkundrazi e përforcon konsensusin. Kjo është një defektet e fazës përgatitore. Po të kishim debat në tyeza pak më shumë sesa patëm ndoshta do ta kishim bërë këtë produkt shumë më shpejt dhe sot do ishim në fazën e zbatimit. Ti flet me palët veç e veç, flet me persona veç e veç dhe bien dakord, sa dalin para kamerave thuhen gjëra të tjera. Kjo nuk shkon më pafundësisht. Dhe pse bëhet kjo? Dikush e bën ne emër të populizmit. Dikush merr vota duke bërtitur më shumë, dikush mendon se gënjen njerëzit, por kjo është një gjë që nuk shkon më.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura