Mali i Zi, zgjedhjet e parakohshme më 14 tetor

Jul 31, 2012 | 16:29
SHPËRNDAJE

Presidenti i Malit të Zi, Fillip Vujanovic kërkoi që zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të mbahen më 14 tetor.

Sipas AFP-se parlamenti votoi në javën e kaluar për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për shkak të nevojës që ne negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Podgorica zyrtare të hyjë me një qeveri që ka një mandat të plotë katër-vjeçar.

Para votimit, koalicioni qeverisës i Partisë Demkratike Socialiste dhe Partisë Socialiste të Popullit veç se ishte marrë vesh që t’i bashkojë forcat gjatë votimit.

Mali i Zi nisi negociatat për anëtarësim në BE në qershor të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura