Mali i Zi do të hapë ambasadë në Prishtinë

May 31, 2012 | 20:54
SHPËRNDAJE

Qeveria e Malit të Zi ka vendosur të hapë ambasadën e saj në Republikën e Kosovës.

“Me hapjen e ambasadës, do të mundësohet përparimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës”, është thënë në mbledhjen e qeverisë malazeze.

Mali i Zi ka njohur pavarësinë e Kosovës në tetor të vitit 2008, ndërsa marrëdhëniet diplomatike me Prishtinën i ka vendosur më 15 janar të 2010-ës.

Megjithatë, nuk është bërë e qartë ende se kur do t’i shkëmbejnë ambasadorët Podgorica dhe Prishtina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura