Mali i Zi, anëtari i 154 i Organizatës Botërore të Tregtisë

Apr 30, 2012 | 13:05
SHPËRNDAJE

Të dielën, Mali i Zi u bë anëtar me të drejta të plota i Organizatës Botërore të Tregtisë. Ministria malazeze e Financave njoftoi se vendi ishte pranuar si anëtari i 154-t i OBT-së, pas protokollit të 17 majit 2011, për përfshirjen në këtë organizatë. Marrëveshja hyri në fuqi me disa muaj vonesë, në pritje të zbatimit të disa anekseve të saj. “Anëtarësimi në OBT është një sinjal që do të inkurajojë investimet e tuaja. Tashmë Mali i Zi njihet në të gjithë botën si një vend ku rregullat botërore të tregtisë respektohen si kudo”, thuhej në njoftimin zyrtar të Podgoricës. Në Ballkan jashtë marrëveshjeve të OBT-së janë Kosova, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura