Lumturimi i Gjon Palit II, Topi në Vatikan

Apr 30, 2011 | 13:00
SHPËRNDAJE

Presidenti, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, me ftesë të Selisë së Shenjtë të Shtetit të Vatikanit, u nisën sot drejt Italisë për të marrë pjesë në ceremoninë e shenjtë të Lumturimit të Papës Gjon Pali II, e cila do të mbahet në Bazilikën e Shën Pjetrit, në Romë.

Sipas njoftimit te presidences, në meshën solemne, që pritet të zhvillohet me këtë rast, do të jenë të pranishëm mjaft personalitete të larta të Papatit të Vatikanit, drejtues e përfaqësues të lartë të shtetit italian, kryetarë shtetesh të vendeve evropiane e botërore, dhjetëra e mijëra pelegrinë, besimtarë e bashkëatdhetarë polakë, e qytetarë të tjerë nga mbarë bota.

Neser, më 1 maj 2011, Kisha Katolike e Vatikanit do të zhvillojë ceremoninë e Lumturimit të Papës Gjon Pali II, nëpërmjet meshës madhështore që do të drejtohet Papa Benedikti i XVI.

Ky lumturim vjen pasi Selia e Shenjtë vërtetoi se Papa Gjon Pali ka kryer të paktën një mrekulli. Me dekretin e miratuar nga Papa Benedikti XVI, procesi i Lumturimit apo shpallja e Papës Gjon Pali II ‘i bekuar’ shënoi një hap vendimtar drejt shenjtërimit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura