“Luftën e hapëm”- Kryemadhi pas takimit me Bashën: Vendimi politik në orën 12:00. Shqiptarët të mos njohin postblloqet e policisë

May 17, 2020 | 10:52
SHPËRNDAJE

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha pas takimit me kreun e PD-së, Lulzim Basha se vendimi politik i opozitës do të jete dy orë më vonë.

kryemadhi

Sipas saj, lufta është hapur, ndërsa u kërkoi qytetarëve që të mos njohin postblloqet e policisë.

Kryemadhi për gazetarët: Vendimi i opozitës do të finalizohet në orën 12:00. Mesazhi që këtu është për qytetarët shqiptarë të mos njohin shtetin e Edi Ramës, mos të njohin postblloqet e Edi Ramës sepse paratë e tyre po i përdor për dhunë. I bëj thirrje Edi Ramës që të lirojë një orë më parë gratë dhe vajzat. Të lirojë artistët. (bie këmbana) Kjo këmbënë ndihmoftë shqiptarët dhe qetësoftë shpirtin e Edi Ramës.

Tashmë nuk do të shikojmë brekët e Violeta Manushit por gjuhën e Edi Ramës. Po bëjnë thirrje që shqiptarët të mos njohin Edi Ramën, drejtësinë e Edi Ramës.

U bëj thirrje shqiptarëve që jetët dhe fëmijët e tyre t’ua lënë në dorë një grupi kriminal. Luftën e hapëm. I bëj edhe një herë thirrje shqiptarëve mos njihni gjobat e Edi Ramës, vendimet e Edi Ramës. Ju mbylli në shtëpi dhe ju ka sjell faturat e energjisë elektrike dyfishin e asaj që shpenzoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura