Lufta/ Rusia: Centrali bërthamor në Ukrainë po ruhet nga trupat tona, rrezatimi në nivele normale

Mar 4, 2022 | 19:32
SHPËRNDAJE

I dërguari i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara Vasily Nebenzya ka deklaruar se trupat ruse kanë marrë nën kontroll centralin bërthamor ukrainas. Sipas tij, termocentrali bërthamor ukrainas dhe territori ngjitur tij po ruhen nga trupat ruse dhe se centrali po punon normalisht, ndërsa shton se rrezatimi është në nivele normale.centrallkli

Ndërkaq, më herët, Këshilli i Sigurimit në OKB-së u mblodh në Nju Jork pasi Mbretëria e Bashkuar dhe shtete të tjera kërkuan një takim urgjent pas bombardimeve ruse të një centrali bërthamor në Ukrainë që tani është nën kontrollin e saj.

Si pasojë e sulemve janë dëmtuar ndërtesat në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë. Ndërsa autoritetet e Ukrainës thonë se ka viktima dhe të plagosur. Përfaqësuesja e SHBA, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë në takim se veprimet e Rusisë ishin “të pamatur” dhe “të rrezikshme”.

“Bota shmangu për pak një katastrofë bërthamore mbrëmë. Ne të gjithë prisnim të nxirrnim frymën ndërsa shikonim situatën e tmerrshme të shpalosej në kohë reale,” thotë ajo. Më tej theksoi se forcat ruse janë 20 milje (32 km) larg nga një tjetër objekt bërthamor dhe se “rreziku i menjëhershëm” vazhdon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura