Lufta në Rripin e Gazës/ Rëndohet bilanci i viktimave, mbi 1000 të vdekur në Izrael nga sulmet e Hamasit

Oct 10, 2023 | 16:08
SHPËRNDAJE

Izraeli ka vazhduar për të tretën ditë radhazi tashmë bombardimet vdekjeprurëse ndaj Rripit të Gazës së kontrolluar nga Hamasi, pasi grupi militant kërcënoi se do t’i vriste disa prej rreth 150 pengjeve që rrëmbeu në fundjavë, nëse sulmet ajrore do të vazhdonin pa paralajmërim.

izrael

Sipas raportimeve nga CNN, mësohet se më shumë se 1000 njerëz u vranë në një sulm të Hamasit ndaj Izraelit gjatë fundjavës, sipas ambasadës izraelite në SHBA.

Numri i të vdekurve tani është 1,008, me të paktën 3,418 të plagosur, tha ambasada në X, platforma e mediave sociale e njohur më parë si Tëitter.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë thënë se “nuk mund të konfirmojnë ose mohojnë” këto raporte nga ambasada. Një zëdhënës i IDF tha për CNN se ishte në dijeni për mbi 900 vdekje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura