Lufta/ Krijohet ‘ushtria’ e IT-ve dhe hakerave në Ukrainë, çorientojnë rusët për të vepruar në terren

Mar 4, 2022 | 22:31
SHPËRNDAJE

Mijëra hakerë vullnetarë dhe specialistë të IT në mbarë botën po ndihmojnë në mbrojtjen e Ukrainës. Ata po luftojnë përballë organizatave ruse me sulme kibernetike. Një prej zyrtarëve të lartë të sigurisë kibernetike në qeverinë ukrainase ka deklaruar se “mediat ruse po gënjejnë vazhdimisht qytetarët e tyre.”uut0tk88_ukraine-war-afp-650_625x300_28_February_22

Organizatat financiare dhe të transportit që mbështesin përpjekjet e luftës, janë ndër objektivat e mundshëm për sulmet dixhitale nga e ashtuquajtura “ushtria e IT” ukrainase.

“Ushtria e IT-ve” është një grup i lirë qytetarësh ukrainas dhe të huajsh që nuk janë pjesë e qeverisë ukrainase – por Kievi po i inkurajon ata. Është një shembull se si qeveria ukrainase po i bën të gjitha përpjekjet për të ngadalësuar sulmin ushtarak të Rusisë dhe ilustron se si sulmet kibernetike kanë luajtur një rol thelbësor në luftë. Qëllimi i “ushtrisë së IT-ve” të Ukrainës është “të bëjë gjithçka që është e mundur … për ta ndalur veprimet e agresorit në hapësirën kibernetike dhe në tokën ukrainase” zyrtari Zhora gazetarëve në një video-konferencë të premten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura