Lotaria Kombëtare, AK protestë tek “Financa”

Jun 30, 2012 | 11:33
SHPËRNDAJE

TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para ministrisë së Financave në shenjë proteste kundër korrupsionit qeveritar të ministrave, siç i quan AK, bixhozxhinj të që qeverisë së Sali Berishës.

Lotaria kombëtare është një aset i të gjithë shqiptarëve dhe duhet administruar nga shteti i shqiptarëve, theksohet ne nje deklarate te AK-se.

Duke e konsideruar një akt tradhtar, Aleanca KuqeZi shprehet se “nuk është këtu për të kundërshtuar apo mbrojtur asnjë tezë politikë dhe konfliktuale midis PD-së dhe PS-së, por për të kundërshtuar shitjen masive të kapitalit shtetëror që qeveria e Sali Berishës po kryen.

“I ndodhur në ditët e fundit të regjimit të ndryshkur dhe kalbur Sali Berisha ka hapur thesin e pasurive kombëtare dhe po i shet këto pasuri në mënyre klienteliste përmes ministrave bixhozhxhinj jo vetëm sepse luajnë kazino, por sepse mentaliteti i tyre politik lidhet ngushtë me bixhozin qeveritar. “- thuhet në deklaratën e AK-së.

Ak është zotuar sot, se mentaliteti bixhozxhi dhe klientelist i qeverisë së Sali Berishës do të marrë fund, duke i dhënë votën shqiptarët, Aleancës KuqeZi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura