Lotaria/ Edhe pesë ditë kohë për të fituar 1 mln lekë

Jan 6, 2016 | 19:39
SHPËRNDAJE

Ministria e Financave hapi më 15 nëntor lojën promovim për kuponin tatimor, e cila do të zgjasë deri më 11 janar. Pjesëmarrësit në lojë duhet të dërgojnë kuponë të mbledhur gjatë periudhës nëntor-dhjetor 2015. Mbledhja e zarfeve me kuponët tatimor të kësaj periudhe do bëhet nga data 1 deri më 11 janar 2016, bën të ditur Ministria e Financave.

download

“Duke ruajtur të gjithë kuponët tatimor të tërhequr gjatë Nëntor-Dhjetorit 2015 , Çdo qytetar mund të bëhet pjesë e lojës dhe të ketë mundësinë që të fitojë një nga 511 shpërblimet monetare”, thuhet në rregullat e lotarisë.

Të drejtën për të marrë pjesë në lojën e kuponit tatimor e ka çdo qytetar i cili ka tërhequr gjatë periudhës së zhvillimit të lojës kupona tatimor nga blerjet.

Qytetari që të kualifikohet si pjesëmarrës në lojë duhet të ketë mbledhur jo më pak se 50 kuponë tatimor dhe me vlerë totale të të gjithë kupnave jo më të vogël se 5,000 lekë.

Hedhja e shortit do të bëhet më datën 15 janar 2016, ku çmimi i madh do të jetë 1 milionë lekë. “Loja Promocionale e Kuponit Tatimor” ka 4 kategori fituesish . Në përfundim të lojës do të shpallen 500 fitues për një vlerë totale prej 8 milionë lekësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura