Londër: “Samsung” kërkon hotelin ajror për të pasurit

Apr 30, 2012 | 13:12
SHPËRNDAJE

Kompania “Samsung” është interesuar për realizmin e një projekti londinez mbi krijimin e një hoteli luksoz fluturues vetëm për të pasurit, pasi ata do të mund të përballojnë koston marramendëse të tij. Projekti është dizajnuar nga studioja londineze “Sejmurpauel” dhe ka të bëjë me një hotel ekologjik “Erkruz”, i cili qëndron në ajër nëpërmjet një rezervuari të mbushur me oksigjen. Në të janë krijuar 9 apartamente luksoze dhe mund të transportohen vetëm 80 pasagjerë dhe 20 anëtarë të ekuipazhit. Kreu i studios, Nik Talbot, tha se pesha e hotelit do të jetë e lehtë dhe gjatësia e tij do jetë 265 metra. Projekti është ende në letër, por të interesuarit për realizimin e tij nuk mungojnë, me hapin e parë të hedhur nga kompania koreane “Samsung”. Nuk janë dhënë detaje mbi koston e projektit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura