Lista me 273 të përndjekur që kanë marrë këstin e parë

Sep 30, 2014 | 9:11
SHPËRNDAJE

Protestat e ish-të përndjekurve

Të gjithë ish-të përndjekurit që jetojnë dhe që kanë përfituar vetëm një këst dëmshpërblimi, duhet që të paraqesin pranë Drejtorisë së Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave dokumentacionin e nevojshëm. 

Kjo kërkesë vjen pas ndryshimeve të bëra në ligjin përkatës për këtë kategori, që hyri në fuqi në mes të muajit shtator dhe që synonte dhënien përparësi të disa kategorive. “Panorama” publikon sot listën e plotë me 273 emrat e ish-të dënuarve politikë që jetojnë dhe që kanë marrë vetëm një këst, si dhe dokumentet që duhet të paraqesë çdo kategori pranë Financave. Në total janë gjashtë kategori dhe për secilën dokumentet janë specifike sipas përcaktimeve të bëra nga Ministria.

Kategoria e parë është ajo e grave ish-të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës, e dyta ajo e personave ishtë dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë, e treta personat ish-të dënuar politikë të gjallë që vuajnë sëmundje të rënda, e katërta ajo e personave ish-të dënuar gjallë që pavarësisht moshës kanë fëmijë të mitur nën 18 vjeç. Po kështu, dokumentacion duhet të paraqitet edhe për personat ish-të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimtarë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç dhe për persona ish-të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç. Dorëzimi i dokumenteve mund të bëhet dorazi ose me postë.

“Dokumentet e kërkuara duhet të futen në një zarf të bardhë ku në vend të dukshëm të shkruhet emri i ish-të dënuarit që përfiton dëmshpërblimin dhe numri i dosjes. Dokumentet mund të dorëzohen dorazi pranë zyrave të Drejtorisë së Dëmshpërblimeve ose mund të postohen në adresën: Ministria e Financave, Drejtoria e Pagesës së Dëmshpërblimeve, Tiranë”, njoftojnë Financat.

Listen e plote e lexoni sot ne “Panorama” print  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura