Lirimi i kosovarit që e kërkon Interpoli, shkarkohen edhe 5 punonjës të burgut

May 23, 2016 | 20:45
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka njoftuar se pas lirimit nga burgu të shtetasit Shuaip Zukaj, janë shkarkuar nga detyra punonjësit e administratës së burgut të Shënkollit në Lezhë.

Arsyeja? Kanë patur dijeni ne lidhje me ngjarjen.

Konkretisht, janë shkarkuar nga detyra përgjegjesi i personelit Armando Loka, përgjegjësi i sektorit ligjor Dejvis Alihoxha, përgjegjësi i sektorit social Luan Alija, punonjësi i edukimit Jetmir Shahini dhe përgjegjësi i shëndetësisë Shkelqim Korbi.

 

 

Shuai-Zukaj

Përgjegjësi i sektorit ligjor Dejvis Alihoxha njëkohësisht ndodhet i arrestuar.

Lirimi i kosovarit që e kërkon Interpoli, arrestohet juristi i burgut

Arrestohet juristi i burgut të Shënkollit, një ditë pas skandalit të publikuar të lirimit të Shuaip Zhukaj, edhe pse ai duhet të ishte ekstraduar në Kosovë, ku ishte i dënuar me 20 vjet burg për vrasje.

Shtetasu Dejvis Alihoxha është arrestuar nga policia e Tiranës, për llogari të autoriteteve të Lezhës.

Nga hetimet ka rezultuar se juristi Alihoxha, pasi ka firmosur lirimin e të dënuarit.

Shuaip Zukaj, pasi kishte mbaruar dënimin e marrë në Shqipëri, në lidhje me akuzën e plagosjes së një shtetasi nga Kosova në vitin 2000, në Shëngjin, është lënë i lirë.

Por, në dosjen e tij personale ndodhej vendimi i formës së prerë, dhënë nga Gjykata në Shqipëri, që me përfundimin e dënimit, ai duhej të ekstradohej në Kosovë, ku ishte dënuar me 20 vjet burg për vrasjen në vitin 2011, të Zyber Derishajt dhe plagosjen e Adil Thaçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura