Liri Berisha: Trajtimi i autizmit edhe në rrethet e vendit

Mar 31, 2012 | 13:25
SHPËRNDAJE
Liri Berisha në seminarin e djeshëm

Çdo 88 lindje, 1 fëmijë rezulton të jetë autik ndërsa tek djemtë kjo shifër është më e lartë; Pra nga 54 lindje, 1 është i riskuar me këtë patologji. Në kuadër të Ditës Botërore të Kombeve të Bashkuara mbi Autizmin dhe me rastin e botimit në shqip të librit ‘Fëmijët me autizëm’ të autorit Michael Power, Fondacioni Fëmijët Shqiptarë dhe Ministria e Shëndetësisë zhvilluan dje, në Qendrën Rajonale për Autizimin, në Farkë, seminarin me temë ‘Fëmijët me autizëm: një sfidë për shëndetin publik dhe shoqërinë’. Qëllimi i këtij seminari ishte ndikimi në aktorët kyç të sistemit shëndetësor në rrethe për të fuqizuar kapacitetet e këtij sistemi në identifikimin e hershëm, mbështetjen ndaj familjeve të fëmijëve me probleme të spektrit autik dhe rolin e mjekëve pediatër dhe ata të konsultoreve në përballimin e kësaj sfide. Presidentja e Fondacionit Fëmijët Shqiptarë, Liri Berisha, tha se gjatë viteve të fundit janë bërë përpjekje serioze për sensibilizimin e opinionit publik. Profesionistët apo miqtë e dashamirësit tanë, brenda e jashtë vendit, të bashkojnë forcat për të ndihmuar këtë kategori në nevojë. “Mjaft zhvillime pozitive kanë ndodhur në Tiranë dhe të tjera kanë nisur në pak qytete të vendit, si në Elbasan apo Fier. Shërbimet për autizmin duhet të zgjerohen më tej”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura