Lihet në burg, tenton vetëhelmimin Asllan Patrioti

Jul 31, 2014 | 11:26
SHPËRNDAJE

Ish-i përndjekuri Asllan Patrioti

DURRES- Ka tentuar te helmohet me nje sasi ilacesh Asllan Patrioti, kryetari i shoqates se ish te Perndjekurve.

Gjithcka ka ndodhur gjate seances se sotme per rivleresimin e mases se sigurise, kur gjykatesi dekalroi lenien e tij ne “arrest me burg”, pa ndryshuar masen e pare te dhene nga gjykata.  

Ai eshte ndaluar ne kohe dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Asllan Patrioti, kryetar i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, dega Durrës dhe ish- koordinatori i grevës së urisë së dy viteve më parë të ish-të burgosurve politikë akuzohet se, bashkë me shtetasin Arben Shezi, që është shpallur në kërkim nga policia, kishin arritur të mashtronin shtetas të ndryshëm të cilët i pajisnin me dokumente të ndryshme për të aplikuar për të shkuar në Kanada, SHBA, Britaninë e Madhe dhe Belgjikë me dokumente me mbishkrimet “CBI”, “Antiterror”, “Antimafia” etj.

Patrioti u prangos më datë 29 maj në kuadër të operacionit policor “Mashtruesit”. Sipas grupit hetimor, që ka hetuar për më se dy muaj veprimtarinë e këtyre shtetasve, pas mbërritjes së personave të mashtruar nga Patrioti dhe Shezi në destinacion, atyre u ishte premtuar se do të pajiseshin me dokumente vërtetim anëtarësie pranë Shoqatës për Integrimin e të Përndjekurve Politikë Durrës, përkundrejt shumave që variojnë nga 3000 deri në 8000 mijë euro. 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura