Libri i Lekë Imerajt, një anatomi për dhunën

Jun 30, 2014 | 12:55
SHPËRNDAJE

Autori: Lekë Imeraj
Titulli: Dhuna – Burimi, kuptimi, parandalimi
Gjinia: Monografi
Redaktore: Dr. Zamira Çavo
Botues: “Naimi” –
Numri i faqeve: 450
Çmimi: 1500 lekë/
10 euro
“Vetëm atëherë kur populli nuk do të ketë më frikë nga dhuna, qeveria do ta braktisë dhunën si një send të pavlerë. Vetëm ata që janë përfundimisht të vendosur për të mos e përdorur dhunën, do të çlirohen nga frika e dhunës”. Me këto fjalë të liderit indian Mahatma Gandhi, ideolog i urtësisë politike dhe sociale, nis libri më i ri i Lekë Imerajt, i titulluar “Dhuna-burimet, kuptimi, parandalimi”, i sapopublikuar nën siglën e botimeve “Naimi”. Libri sjell me shumë detaje, me shumë zbërthime dhe shembuj gjithçka që favorizon, ngurtëson dhe degradon në dhunë një individ e një shoqëri. Me një pasion prej njeriu të urtë e që vlon nga dëshira për ta parë vendin të ndryshuar pozitivisht, me idealizmin e një njeriu që beson në modelin e moralit dhe mençurisë njerëzore, me bindjen se gjithkush duhet të bëjë ç’ka në dorë për ta bërë, autori sjell një vepër që do duhej të ishte në çdo familje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura