Liban, ndalohet anija e mbushur me armë për rebelët sirianë

Apr 30, 2012 | 13:05
SHPËRNDAJE

Në ujërat e Libanit, të dielën flota ndaloi një anije të mbushur me municione të rënda, me flamurin e Sierra Leones. Armët besohen se ishin të destinuara për rebelët sirianë. Të 11 anëtarët e ekuipazhit u arrestuan pas inspektimit të realizuar në det. Sipas “Reuters”, disa prej armëve ishin pjesë e stoqeve libiane. Një zëdhënës i forcës së brendshme të OKB-së në Liban (Unifil), Milos Strugar, tha se anija do të ndalonte në qytetin port të Libanit, Tripoli (me emër si kryeqyteti i Libisë). Ky qytet konsiderohet si një bazë e rëndësishme për trafikimin e armëve për kryengritësit sirianë. Pak më parë Rusia kishte akuzuar Libinë se, në bashkëpunim me qarqe të ndryshme ndërkombëtare, është shndërruar në një burim kryesor furnizimi për rebelët, duke destabilizuar Sirinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura