Krimi në familje, babai vret djalin 15- vjeçar

Jul 31, 2011 | 10:48
SHPËRNDAJE

LEZHE- Një 43- vjeçar u arrestua sot nga policia e Lezhës nën akuzën e vrasjes së djalit të tij 15- vjeçar për motive të dobëta.

Ndue Stomiçi ka ekzekutuar me armën në orët e para të mëngjesit të sotëm djalin e tij të identifikuar me inicialet N.S.

Krimi makabër ka ndodhur në fshatin Torovicë të Komunës Balldre të rrethit të Lezhës. Sipas njoftimit të policisë rreth orëve të para të mëngjesit, Ndue Stomiçi ka vrarë në banesën e tij, me armë zjarri për motive të dobëta, shtetasin (djalin e tij) me iniciale N S, 15 vjeç.

Pas arrestimit të 43- vjeçarit, gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e tij, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 1 automatik model. 63 kaliber 7.62 mm, 13 copë gezhoja mod.56 kaliber 7.62 mm dhe 27 copë fisheke mod. 56 kaliber 7.62 mm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura