Lëv bën bilancin: Jemi më mirë se në 2012-n

May 31, 2014 | 13:17
SHPËRNDAJE

Kombëtarja gjermane ka përfunduar fazën përgatitore në Tirolin e Jugut. Gjatë konferencës së fundit për shtyp në Itali, trajneri i Gjermanisë, Joakim Lëv, ka nxjerrë bilancet e stërvitjes 10-ditore, flet për situatën në skuadër, miqësoren ndaj Kamerunit të dielën. “Ndaj Kamerunit nuk do luajnë Nojer dhe Lahm, kurse Shvajshtaiger, Khedira dhe Shmelcer do jenë gati. Me siguri portieri Nojer do kthehet në portë ndaj Armenisë ditën e premte. Pas ndeshjes, ditën e diel do vendos edhe për 23 lojtarët e Botërorit”,- tha Lëv. Ai shtoi më tej “Jemi më mirë se në 2012-n. Shpirti dhe karakteri i skuadrës është forcuar së tepërmi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura