Lënë fëmijën në aeroport, i skadoi pasaporta

Jul 31, 2012 | 12:22
SHPËRNDAJE

Dy prindër kanë lënë vajzën e tyre 2-vjeçare në aeroport dhe janë nisur për pushime. Në aeroportin “Katovice”, në Poloni, një kamerë sigurie ka dokumentuar braktisjen e vajzës në sportelin e informacionit. Sipas mediave polake, pasaporta e vajzës kishte skaduar. Prindërit e saj nuk donin ta humbnin avionin. Kështu janë nisur për pushime me djalin e tyre më të madh duke i shpjeguar vogëlushes se ajo duhet të qëndronte. Ata i thanë vajzës së vogël se gjyshërit do të vinin ta merrnin në aeroport. Punonjësit e aeroportit njoftuan policinë. Vendimi i prindërve tani mund të ketë pasoja. Do të nisë një hetim, do të dëgjohen dëshmitarët dhe do të analizohen imazhet e videos, dhe sapo prindërit të kthehen nga pushimet dyjavore, do të merren në pyetje. Ata rrezikojnë pesë vjet burg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura