Leka Zogu I, jeta dhe aktiviteti

Nov 30, 2011 | 9:42
SHPËRNDAJE

Leka Zogu I lindi më 5 Prill 1939 në Tiranë, dy ditë para pushtimit fashist të Shqipërisë.

Edukimi

Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.

Titulli:

Më 5 Prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”.

Kurorezimi i Princit Leka I

Më 15 Prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.

Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi.

Viti 1997- Kthimi i NMT Mbretit Leka I ne Atdhe pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh, u prit me dashamirësi në aeroportin Nënë Tereza, me datë 12 Prill 1997 me pjesëmarrjen prej 10.000 vetë ku i pershendeti me fjalet “Paqe-Bashkim-Vellazerim”.

Kthimi përfundimtar në atdhe i Familjes Mbretërore, nuk arriti dot të kurorëzohej me kontribute konkrete të Mbretit në raport me zhvillimet politike në Shqipëri, për shkak të fatkeqësive të humbjes së Nënës Mbretëreshë Geraldinë dhe Mbretëreshës Susan, këtyre bashkëluftëtareve të shquara të Mbretit në Kauzën e Tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura