Legjionarët /Shënon Sadiku, luajnë edhe Bogdani e Hyka

Oct 31, 2011 | 12:07
SHPËRNDAJE

Ka shënuar sërish Armando Sadiku me Lokarnon në kampionatin zviceran të futbollit. Madje, këtë herë goli i sulmuesit të talentuar të Shpresave të Shqipërisë ka rezultuar edhe i vetmi në këtë ndeshje, duke u dhënë kështu skuadrës së tij një trepikësh mjaft të rëndësishëm. Sadiku shënoi në minutën e 65-të në fushën e vështirë të Kiasos, duke ngjitur kështu Lokarnon në vendin e 12-të në renditje. Kujtojmë se Kiaso është një nga skuadrat pretendente për t’u ngjitur një kategori më lart, ndaj kjo fitore e Lokarnos, për më tepër në transfertë, vlen dyfish. Ky ishte goli i 7-të i Sadikut në 10 ndeshje të luajtura (895 minuta lojë). Ndërsa në kampionatet e tjera, Bogdani ka luajtur si titullar në humbjen e Çezenës në Parma 2-0, ashtu si dhe Hyka në barazimin e Luzern ndaj Zyrihut 1-1. Ndërsa Odise Roshi luajti 24 minuta në fitoren 3-0 kundër Augsburgut.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura