Legalizimet, Rama: Gjermeni s’është si Tan Lamja që flet shumë e punon pak. Kryeministri-banorit: U nise foton me dy gishta lart e s’ta dhanë lejen

Apr 12, 2015 | 13:00
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Nuk kanë munguar batutat dhe situatat gjatë ceremonisë për shpërndarjen e lejeve të legalizimeve në zonën e Ish-Kënetës në Durrës.

Gjatë shpërndarjes së legalizimeve në Durrës

 Ashtu si është bërë e udhës tashmë, sa herë që në këto takime është kryeministri Rama batutat e romuzet kanë qenë të pranishme edhe sot.

Rama ka vlerësuar ministren e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe ka shpotitur kreun e ALUIZNI-t, Artan Lamen.

Pasi ka ftuar Gjermenin të japë lejen e tretë për një banor, Rama ka deklaruar: “Ftoj tani, të tretën të vërtetën, ministren Gjermeni, e cila punon shumë e flte pak, jo si Tan Lamja që flet shumë e punon pak”. 

Batutat me banoret 

Rama me foton e shtepise dhe banorit me dy gishta lart

Rama duke kujtuar se mes morisë së dosjeve të gjetura nga ALUIZNI ka pasur çudira, ai rasti i një banori që kishte futur në dosje fotografinë e shtëpisë me flamurin e PD, e që nuk ishte legalizuar.

“ Kur e pyetëm atë përse nuk kishte marrë leje, se ishte edhe i partisë në pushtet, ai na tha; po e dinin që isha i tyri dhe do kenë thënë s’ka problem se yni është’.  Këtë radhë po tregoj një rast të ngjashëm, kur në dosje një banor ka futur fotografinë e shtëpisë dhe veten duke pozuar me dy gishtat lart”- tha Rama.

Rama: Banori quhet Afrim Alla, hajde merr lejen. Kur e keni bërë aplikimin

Banori: Po nga viti 2000

Rama: Si me dyshim po e thua, aq ka kaluar sa as vetë s’po e mban mend

Banori qesh

Rama: Pse s’ta dhanë lejen mo, me gjithë ato gishta përpjetë. Pse s’ta dhanë lejen? I pagove lekët

Banori: Lekët pa mbaruar procedurat si ti paguaja

Rama: Them atëherë a pagove

Banori: E pagova atëherë

Rama: Pse s’ta dhanë

Banori: Po si gjithë të tjerët

Rama: Ti vazhdo me gishtat lart, merr lejen tani

 

Vleresimi per Dakon  

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë sot në zonën e Durrësit për të shpërndarë leje legalizimesh për banorët e zonave informale, kryesisht ish-kënetës, që ka preferuar ta quajë “Durrësi i Ri”.

Rama sot ne Durres

Gjatë fjalës së tij, Rama ka lëvduar kreun aktual të Bashkisë, Vangjush Dakon, për të cilin ka shprehur bindjen se do të jetë në detyrë edhe pas zgjedhjeve.

“Jam i bindur që me kryetarin e bashkisë në detyrë sot e në detyrë pas zgjedhjeve, ashtu si kemi përmirësuar infrastrukturën e kësaj zonë, do ta kthejmë zonën e  Kënetës në një lagje që e meriton të quhet Durrës i Ri”- tha Rama.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura